SPAK nuk e lejoi në Kuvend, a do ta humbasë Berisha mandatin? Kaso: E paarsyeshme! Mund të hiqet vetëm nëse…

8 months ago 4

Ivi Kaso i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka shpjeguar se çfarë do të ndodhë me mandatin e deputetit të ish-kryeministrit Sali Berisha nëse ai nuk do të paraqitet në vijimësi në sallën e Parlamentit.

Kaso u shpreh se refuzimi nga SPAK i kërkesës së Berishës për të marrë pjesë në Kuvend është i paarsyeshëm pasi si po kërkon të ushtrojë detyrën e tij si i zgjedhur nga populli dhe për të përfaqësuar këta të fundit.

Ai shpjegoi se mos paraqitja e deputetit pa arsye për 6 muaj në seancat e Kuvendit mund sjell heqjen e mandatit të deputetit.

“Refuzimi nga SPAK për lejimin e Berishës të ndjekë seancat parlamentare më duket i paarsyeshëm. Ai kërkon të ushtrojë detyrën e tij si i zgjedhur nga sovrani me mandatin për t’i përfaqësuar ata në Kuvend. Edhe në përgjigjen e tyre nuk kishin ndonjë arsyetim përveç analogjisë që bënin me pozicionin procedural të Berishës me personat që ndodhen në arrest në burg.

Vetë masa ndaj Berishës është një përjashtim nga rregulli, pasi nuk ka një akuzë penale dhe ndaj tij ka një masë. Mos paraqitja pa arsye për 6 muaj në seancat e Kuvendit sjell heqjen e mandatit të deputetit”, shpjegoi Kaso.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article