Strategji tre-vjeçare për zhvillimin e futbollit të vajzave

10 months ago 42
23:20 23/11/2023

Presidenti Duka: Duam që të arrijë në të njejtat nivele si ai i djemve

Futbolli i vajzave ka pësuar rritje të madhe vitet e fundit në vendin tonë. Këtë e tregojnë edhe rezultatet e fundit në arenën ndërkombëtare, si të përfaqësueseve ashtu edhe në nivel klubesh, ku bie në sy performanca e mirë e Vllaznisë.

Federata Shqiptare e futbollit e ka kthyer tashmë zhvillimin e saj në një objektiv real. Këtë të enjte, u lançua projekti “Rising Stars 2023-2026”. Presidenti i FSHF, Armand Duka zbuloi disa pika që do përmbushen gjatë kësaj periudhe.

Një strategji me projekte që pritet të sjellin ndryshime cilësore në futbollin e vajzave në 3 vitet e ardhshme e që është bërë në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të UEFA-s.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article