Strategji tre-vjeçare për zhvillimin e futbollit të vajzave/ Presidenti Duka: Duam që të arrijë në të njëjtat nivele si ai i djemve

10 months ago 60
23:20 23/11/2023

Futbolli i vajzave ka pësuar rritje të madhe vitet e fundit në vendin tonë. Këtë e tregojnë edhe rezultatet e fundit në arenën ndërkombëtare, si të përfaqësueseve ashtu edhe në nivel klubesh, ku bie në sy performanca e mirë e Vllaznisë.

Federata Shqiptare e futbollit e ka kthyer tashmë zhvillimin e saj në një objektiv real. Këtë të enjte, u lançua projekti “Rising Stars 2023-2026”. Presidenti i FSHF, Armand Duka zbuloi disa pika që do përmbushen gjatë kësaj periudhe.

Armand Duka: Me suksesin në ndryshimet organizative, infrastrukturore, por ajo që ishte qershia mbi tortë janë rezultatet e ekipit kombëtar. Klasifikimi i tij në vëndin e parë në grup dhe kulaifikimi në Euro2024. Me këtë atmosferë pozitive në zgjodhëm këto ditë për ta lançuar këtë strategji të futbollit të vajzave për ta treguar dhe demostruar që ne duam që futbolli i vajzave të arrijë në të njëjtat nivele. Dikujt mund ti duket utopike, por faktikisht është e rezlizueshme përderisaa është realizuar në disa vende të Europës dhe në do ta realizojmë Në fakt hapat tonë në një histori më pak se 13-vjeçare janë me të vërtetë gjigandë.

Një strategji me projekte që pritet të sjellin ndryshime cilësore në futbollin e vajzave në 3 vitet e ardhshme e që është bërë në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të UEFA-s.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article