Sulmohet spital tjetër në Gaza; forcat izraelite vrasin 12 palestinezë

10 months ago 16

Situata në Gaza sa vjen e rëndohet. Këtë të hënë tanket izraelite  kanë rrethuar spitalin Indonezian në Gaza,  në të cilin u vranë të paktën 12 palestinezë  pas sulmeve.

Forcat izraelite janë përqendruar në objektet shëndetësore për të cilat thonë se po përdoren si mburojë nga luftëtarët e grupit  terrorist Hamas.

Më shumë se 100 të evakuuar nga Gaza do të mbërrijnë në Turqi, duke përfshirë dhjetëra  persona  që do të marrin trajtim mjekësor atje.

Nga ana tjetër Rebelët Huthi të Jemenit  kanë kapur një anije mallrash të lidhur me Izraelin në një rrugë të rëndësishme tregtare në Detin e Kuq, duke  rrëmbyer 25 anëtarët e ekuipazhit.

Kjo i ka rritur shqetësimet për përshkallëzimin e tensioneve në gjithë rajonin. Irani ka mohuar se ka pasur një rol në rrëmbimin e kësaj anijeje mallrash.

Po ashtu regjimi i Teheranit i ka bërë thirrje Rusisë të luajë një rol më aktiv në sigurimin e paqes në rajon. Më shumë  13.000 civilë  kanë humbur jetën nga radhët e palestinezëve, ndërsa në  Izrael numri i jetëve te humbura  është rreth 1200 që nga nisja e luftës më 7 tetor.

Read Entire Article