Superliga rikthehet të enjten pas tragjedisë së Duamena, trajneri i Tiranës Ahmataj: Është hidhërim shumë i madh

10 months ago 11

Superliga shqiptare e futbollit do rikthehet të enjten me 3 ndeshje të javës së 12 pas tragjedisë së Duamenas, i cili humbi jetën në fushën e lojës së Rrogozhinës. Do jetë pikërisht ndeshja e ndërprerë mes Egnatias dhe Partizanit që do luhet e para. Kjo supersfidë, që humbi rëndësinë pas ngjarjes që tronditi futbollin shqiptar, do të nisë në orën 13:30 nga minuta e 24 me rezultatin 1-1.

Klubi i Egnatias ka njoftuar se hyrja për tifozët do jetë falas, si shenjë nderimi për sakrificën e Duamenas.

Ndërkohë po të enjten, por në orën 20:00 në Air Albania do luhet sfida mes Tiranës dhe Kukësit. Në prag të sfidës trajneri i bardhebluve Julian Ahmataj fillimisht u ndal te ajo që ndodhi në Rrogozhinë.

“Është një hidhërim shumë i madh, por nuk duhet të ndikojë në vazhdimin e futbollit, sepse duhet të triumfojë kundrejt fatkeqësive,”-u shpreh Julian Ahmataj, trajner i Tiranës.

Ndeshjet e fundit Tirana ka barazuar kundër Skënderbeut dhe ndaj Kukësit kërkon vetëm fitore.

“Rezultatet janë gjithmonë anë psikologjike për lojtarët. Ndonjëherë skuadrat marrin disa rezultatet pozitive dhe pastaj ngrihen shumë lart si nivel,”-tha Julian Ahmataj, trajner i Tiranës.

Po të enjten në program është Dinamo Erzeni, ndërsa të premten do luhen dy sfidat e tjera të javës së 12 mes Skënderbeut dhe Teutës si dhe Vllaznia-Laçi.

Read Entire Article