Sveçla: Do të kërkojmë ekstradimin e Radojçiç dhe jo vetëm

1 year ago 36
22:08 29/09/2023

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet përgjegjëse, përmes partnerëve ndërkombëtarë, do të kërkojnë ekstradimin nga Serbia në Kosovë “të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe realizimin e aksioni terrorist” në Banjskë.

Më 24 Shtator, grupe të armatosura në këtë fshat të pjesës veriore të Kosovës sulmuan forcat policore të Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Pesë ditë pas sulmit, përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Millan Radojçiç, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Në intervistën dhënë REL-it, ministri Sveçla thotë se Radojçiç nuk ka vepruar i vetëm siç ka thënë, por i mbështetur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai thotë se hetimet e deritashme kanë treguar si “mbi 80 terroristë” kanë qenë të përfshirë në sulmin në Banjskë. Sveçla flet edhe për përfshirjen e dyshuar ruse, si dhe për rreziqet e sigurisë që vazhdojnë t’i kanosen Kosovës./REL


Të ngjashme

Read Entire Article