Sylvinho flet për të ardhmen e tij: Për momentin i gjithë fokusi është te Shqipëria

11 months ago 28

Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj dy ndeshjet e fundit kualifikuese në muajin nëntor para se të konfirmojnë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Kuqezinjtë udhëtojnë fillimisht Moldavi për tu përballur me moldavët më 17 nëntor, ndërsa tre ditë më pas presin në Air Albanian, Ishujt Faroe.

Shqipërisë i duhet një pikë për t’u kualifikuar matematikisht në Euro 2024 teksa në prag të grumbullimit për dy sfidat e radhës në konferencë për shtyp foli trajneri Sylvinho.

Braziliani u pyet edhe për të ardhmen e tij, por theksoi se për momentin është totalisht i përqendruar te Shqipëria dhe objektivi për t’u kualifikuar në Evropian.

E ardhmja, ndoshta në një klub – “Po jetojmë një moment të bukur të gjithë. Mendja jonë është te ndeshja, jemi të përqendruar aty. Duam të shkojmë në Evropian, është mirë për vendin, njerëzit. Duhet një sforco e fundit për në Evropian”.

“Pastaj jeta e një trajneri nuk është e lehtë. E ardhmja është aty, por nuk e mendoj për momentin. Jam i kënaqur me punën te Shqipëria. Kur erdha këtu m’u desh katër javë të ambientohesha, të kuptoja njerëzit. Mendoj vetëm për ndeshjen e radhës”, deklaroi Sylvinho.

Çelësi i suksesit- “Nuk ka vetëm një çelës suksesi. E rëndësishme është të krijohet besimi i duhur, e nisëm në një udhëtim të vështirë me Poloninë. Pavarësisht se humbëm, lojtarët e kuptuan idenë dhe kanë besuar te ne dhe vetja”.

“Kanë dhënë zemrën dhe shpirtin, futbolli është diçka e madhe sepse ne përfaqësojmë një komb të tërë”.

Mos aktivizimi i Bajramit, shqetësues? “Ka qenë në bankë. Edhe herën e fundit kur erdhi në kombëtare, luajti vetëm 23 minuta me skuadrën e tij. Por, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, do të bashkohet me ne nesër”, deklaroi ndër të tjera Sylvinho. /Telegrafi/

Read Entire Article