Sylvinho: Kualifikimi, një ëndërr e madhe

11 months ago 44
21:59 17/11/2023

Duka: Cikël i bukur, edicion fantastik

Kualifikimi në Euro 2024 ishte një objektiv që u arrit duke e marrë ndeshje pas ndeshje. Pavarësisht grupit të vështirë që pati Shqipëria trajneri Sylvinho tha se e besonte që mund të kualifikohej.

“Një sfidë e bukur, një grup i vështirë. Unë që në fillim kam thënë nuk kishte një ekip që do të grumbullonte 20 apo 22 pikë. Gjithmonë kam besuar që të vinte nëntori dhe të arrinim kualikimin. Kjo është një ditë që do të mbetet gjatë në memorien time për gjithë jetën”, tha Sylvinho.

“Një përjetim i papërshkrueshëm, besoj se nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por prapë 1 pikë na çon në Europian dhe jemi të gjithë të lumtur”, u shpreh Gjimshiti.

“Tifozët sot na dhanë një përkrahje shumë të madhe. Shihemi në Berlin të gjithë!”, tha Ramadani.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pati falenderime për të gjithë.

“Ishte fundi i një cikli shumë të bukur, një edicion fantastik. Çunat kanë thënë maksimumin. Kanë kualitet jo vetëm në shpirt dhe vlerësim për fanellën. Ia dolën dhe dua t’i falenderoj shumë. Dua t’i përgëzoj shumë çunat që ishin në fushë, Sylvinho, stafin, tifozët e mrekullueshëm”.

Festa e kualifikimit do të vazhdojë në Tiranë aty ku Kuqezinjtë i pret edhe një përballje ajo me Ishujt Faroe.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article