Sylvinho: Me Moldavinë, një finale! Luajmë për fitore

11 months ago 6
16:37 16/11/2023

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, nuk e nënvlerëson aspak Moldavinë. Ndeshjen e nesërme e konsideron një finale të cilën thotë se skuadra e ka përgatitur shumë mirë.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm që kemi një finale nesër, një ndeshje vendimtare dhe shumë të rëndësishme nesër. Jemi përgatitur shumë mirë për finalen që kemi nesër. Nuk besoj se ka ndonjë ndryshim sa i përket forcës sonë që kemi treguar këto ndeshje. Luajmë ndaj Moldavisë, një ekip shumë i fortë, shumë i organizuar. Një skuadër shumë fizike dhe sidomos në fushën e vet, shumë i vështirë”, tha ai.


Në konferencën për shtyp para ndeshjes ai u shpreh se Shqipëria do të luajë për fitore.  

“Në futboll gjithmonë luhet për fitoren. Barazimin e shoh si pasojë e lojës jo si objektiv të skuadrës. Ne të dyja si Shqipëria dhe Moldavia nesër shkojmë për të marrë tre pikët, aspak për barazim. Është një finale për ne, karikimi i skuadrës është i duhuri. Moldavia është ekip shumë i fortë në shtëpi. Ka mundur Poloninë këtu, ka barazuar me Çekinë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë”, tha ai./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article