Sylvinho rrëfen përvojën me Shqipërinë

9 months ago 13
15:56 28/12/2023

“Duam të kalojmë grupin në “Euro 2024””

Suksesi i Shqipërisë që arriti për herë të dytë në Europian po bën jehonë edhe disa javë pas kualifikimit. Trajneri i Kuqezinjve, Sylvinho është intervistuar nga UOL Sport në vendlindjen e tij, Brazilin, ku ka sqaruar të gjitha etapat e punës së tij.   

“Në fillim ke 10 apo 12 lojtarë të njohur, pastaj një listë me 50 të tjerë në pritje. Nuk mund të humbisnim kohë, duhet të ndiqnim të gjitha ndeshjet e atyre që nuk njihnim. Duhet të mësonim në rolet ku kishim mungesa dhe të kalonim nga rreshtimi 3-5-2 në 4-3-3, ishte një proces interesant.”

Sylvinho së bashku me stafin kur nuk punojnë në fushë qëndrojnë në zyrë nga mëngjesi deri pasdite vonë, duke analizuar gjithçka. Falë edhe kësaj pune është arritur deri këtu dhe tani duhet të mendohet se si mund të kalohet grupi ku ndodhet Spanja, Italia dhe Kroacia.

“Teorikisht janë të gjithë ekipet më të fortë se ne. Do të shikojmë se çfarë force kemi. Çfarë duam të bëjmë? Të kalojmë me sukses fazën e grupeve? Po. Do t’ia arrijmë? Nuk e di. Ne do të përgatitemi të shkojmë sa më larg”.

Kombëtarja do të nisë Europianin më 15 Qershor në Dortmund me takimin ndaj Italisë. Të gjitha ndeshjet e Kuqezinjve dhe të Euro 2024 do t’i ndiqni direkt në TV Klan, pa pagesë në territorin e Shqipërisë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article