Takim me Zoran Milanoviç, presidenti Bajram Begaj: Ndamë shqetësimin për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor

1 year ago 25

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, ndodhet në një vizitë dyditore në Shqipëri, ku është shoqëruar nga zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Bajram Begaj, shprehet se së bashku me homologun e tij ndanë shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht në veri të Kosovës. Gjithashtu ata kanë biseduar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Me Presidentin Milanoviç, ndamë shqetësimin tonë për zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në veri të Kosovës.

Duke u ndalur në bisedimet, forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve tona, partnere miqësore dhe strategjike, duke kontribuar aktivisht në paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Begaj.

Top Channel

Read Entire Article