Të shtënat me armë nuk kanë munguar as fillimin e këtij viti në vend, teksa këtë herë kanë pasur pasoja.
Mësohet se një grua është plagosur në këmbë nga një plumb qorr. Sipas informacioneve paraprake, plumbi qorr e ka prekur në pjesën e thembrës së këmbës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe e plagosur ka mbetur një shtetase italiane.
Gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën , teksa nuk dihet ende nëse është identifikuar autori. /vizionplus.tv