TIRANË
Detaje të reja nga operacioni antidrogë në kryeqytet dhe disa rrethe, që ka sjellë arrestimin e disa personave pas një hetimi disa mujor mes Prokurorisë së Posaçme dhe autoriteteve spanjolle.
Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar burimeve nga SPAK raportoi për “BalkanWeb” se të arrestuar dhe të dyshuar për aktivitetin kriminal janë disa shtetas të huaj.
Sipas burimeve, shtetasit e huaj ishin ekspertë për përzierjen e kokainës, ndërkohë që ka dyshime se grupi operonte në Shqipëri prej një kohe të gjatë. Po kështu sasia e drogës së sekuestruar nuk është përcaktuar ende, pasi është e papërpunuar.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb