Akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëse të mitura, mësuesi 41-vjeçar del sot para gjykatës

3 hours ago 21

Ka mbërritur në gjykatën e Korçës mësuesi 41-vjeçar nga Korça, i cili akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëset e tij të mitura.

Mësuesi Bledar Duro, i cili jepte lëndën e artit pamor akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy të miturave në shkollën “Sotir Gura”, të cilave iu dërgonte mesazhe në rrjetet sociale.

Burime nga policia bënë të ditur se 14-vjeçaret merrnin mesazhe në whatsapp nga mësuesi i tyre Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar në harkun kohor të një muaji.

Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë dhe si provë kanë lënë telefonat e tyre me mesazhet e mësuesit. Sipas informacioneve, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë.

Mesazhet e shpeshta kohëve të fundit detyruan nxënëset të ndërmerrnin një hap tjetër për t’iu drejtuar policisë së Korçës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article