Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

5 months ago 10

Kanë qarkulluar disa pamje në rrjetet sociale ku shihet ekipi i Arsenalit duke bërë prova në prezantimin e trofeut të Ligës Premier. Sezoni i Ligës Premier do të përfundojë sot, dhe mundësitë janë shumë të mëdha që kjo xhiro e fundit të përcillet me dramë.

Manchester City janë në prag të sigurimit të titullit të katërt radhazi në Ligën Premier, diçka që asnjë ekip në histori të futbollit anglez nuk e ka arritur më parë.

Ekipi i Pep Guardiolës do të shkruajë historinë nëse mposhtin West Hamin, por një barazim ose humbje do të hapte derën për Arsenalin që të shpallej kampion pas 20 vitesh.

Të besuarit e Mikel Artetës duhet të mposhtin Evertonin në ‘Emirates’ nëse duan të shfrytëzojnë në avantazhin e tyre një gabim të mundshëm të ‘Qytetarëve’.

Teksa gara për titull ka mbetur e hapur deri në ditën e fundit kjo ka krijuar një spektakël më të madh, dhe një dhimbje koke për organizatorët.

pic.twitter.com/mNlVSxJIAr

— Follow thepeaksanti (@FThepeaksa5827) May 18, 2024

Për shembull, shefi i Ligës Premier, Richard Masters, nuk mund të jetë prezent në dy vende në të njëjtën kohë, kështu që ai ka vendosur që të përcjell ndeshjen e Arsenalit.

Do të ketë dy trofe identikë të Ligës Premier në të dyja stadiumit dhe tashmë të dy klubet kanë bërë parapërgatitjet në rast se shpallen kampionë.

Të shtunën, dolën disa pamje në rrjetet sociale ku Arsenali dhe stafi i Ligës Premier po bënin përgatitje në rast të skenarit se ata shpallen kampion duke prezantuar trofeun në fushë.

Disa mund të thonë se ky ishte një gjest i papërshtatshëm nga Arsenali, por të njëjtën e kishte bërë edhe Liverpooli kur kishte organizuar paradën në sezonin 2021/2022 ku u shpallën kampionë për herë të parë që nga viti 2004./Telegrafi/

Read Entire Article