Ten Hag mund të bëjë transferim shokues te Man United në janar

11 months ago 18

Veterani i Bayern Munichut, Thomas Muller po lidhet me një kalim te Manchester United.

BILD raporton se nuk ka siguri që sulmuesi do të bie dakord për një kontratë të re me Bavarezët. Marrëveshja aktuale e sulmuesit skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Nëse Muller largohet, ai dëshiron të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve.

34-vjeçari nuk ka ndërmend të pranojë ofertat nga Arabia Saudite apo nga Major League Soccer.

Prioriteti i tij është të qëndrojë në Bayern Munich dhe të përfundojë karrierën atje. Por, Manchester United mund të rikthejë interesin e tyre.

Trajneri i United, Erik ten Hag u përpoq të nënshkruante me Muller dimrin e kaluar, por u bllokua nga Bayerni në atë kohë. /Telegrafi/

Read Entire Article