‘The Sun’ ndez emocionet e shortit të Europianit

11 months ago 21
22:00 22/11/2023

Shqipëria ‘peshkon’ Spanjën, Sllovakinë dhe Serbinë

Edicioni i 14-të i Kampionatit Europian ka mësuar tashmë 21 nga 24 kombëtaret pjesëmarrëse. Një turne ku për herë të dytë do të marrë pjesë kombëtarja shqiptare e futbollit. Kualifikim historik për kuqezinjtë, që fitojnë për herë të parë grupin eliminator, për ta dërguar në 6 numrin e përfaqësueseve nga Gadishulli Ballkanik. Tashmë është mësuar edhe ndarja në vazo, teksa tabloidi “The Sun” ka përpiluar edhe një short hipotetik.

Duke iu referuar mediat britanike, kombëtarja shqiptare, e cila gjendet në vazon e dytë do të shortohej në grupin B, së bashku me Spanjën, Sllovakinë dhe Serbinë. Kundërshtarë ndaj të cilëve kuqezinjtë do të diskutonin kalimin në turin e parë me eliminim direkt.

Gjithmonë nëse këto do të ishin kundërshtarët e skuadrës së Silvinjos, rivaliteti për vendin e dytë në grup do të ishte me kombëtare si Serbia dhe Sllovakia, pasi Spanja do të ishte favorite. Iberikët kanë qenë kundërshtarët tanë në 8 raste, në kuadër të eliminatoreve të kampionatit Europian dhe Botëror, si edhe një miqësore luksi, duke koleksionuar fitore në të gjitha rastet. Ndërkaq, Serbia është një rival ku shumë kush ka shprehur dëshirën për ta pasur në grupin e Euro2024.

Në dy raste kur jemi ndeshur me ta kemi pësuar një humbje, ndërsa të gjithë e mbajnë mend historinë e takimit të parë, ku ndërprerja e ndeshjes solli fitoren në tavolinë, tre pikësh që vlejti kualifikimin në Euro2016. Për sa i përket Sllovakisë, është një kundërshtarë me të cilin nuk kemi luajtur asnjëherë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article