Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”/ Njëri dhunoi bashkëshorten, tjetri kanosi një 43-vjeçar, përfundojnë në pranga dy persona

3 months ago 11

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, të cilët kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Blutë njoftojnë se njëri prej tyre dhunoi bashkëshorten, ndërkohë që tjetri ka kanosur dhe i ka dëmtuar automjetin një shtetasi 43 vjeç.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasit:

-I. V., 29 vjeç, banues në fshatin Baltëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka thyer masën e sigurimit të vendosur nga Gjykata “Arrest në shtëpi”;

-S. H., banues në Fier, pasi ka thyer masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata “Arrest në shtëpi”, si dhe ka kanosur dhe i ka dëmtuar automjetin një shtetasi 43 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article