Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

5 months ago 3

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që i është bërë Toni Kroosit pas rikthimit të tij në Gjermani me Real Madridin.

Kroosi u fishkëllye në çdo prekje të topit në ndeshjen e sotme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që po zhvillohet në ‘Allianz Stadium’.

Kjo ishte hera e parë për gjermanin që po rikthehet në ‘Allianz Stadium’ që prej se u largua në vitin 2014 në drejtim të Real Madridit.

Kroos kaloi gjashtë sezone si lojtar i Bayern Munichut, aty ku korri suksese të mëdha duke fituar tri herë Bundesligën dhe një herë Ligën e Kampionëve në sezonin 2012/2013.

Por, ylli i Real Madridit i heshti të gjithë tifozët vendas të pranishëm në këtë ndeshje, pas asistimit të tij magjik në drejtim të Vinicius Junior, i cili e pati të lehtë të shënontë ndaj Neuer për 1-0.

Një tifoz shkruajti në platformën X: Pse ata po e fishkëllojnë Kroosin?

Një tifoz tjetër tha: Kroos është thjesht i jashtëzakonshëm, ai e ka bërë stadiumin që ta fishkëllejnë dhe si i heshti ai ata? Duke bërë një super pasim – mu aty në zemër të Bayernit.

Dhe një tifoz i tretë tha: E çuditshme, tifozët e Bayernit po e fishkëllojnë Kroosin pas kaq shumë viteve./Telegrafi/

Read Entire Article