Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

5 months ago 4

Një lojtar i harruar i Liverpoolit u vu re prezent në ceremoninë lamtumirëse të Jurgen Kloppit si trajner i Liverpoolit së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

“Të Kuqtë” i dhuruan gardën e nderit Kloppit dhe stafit të tij së bashku me Thiago Alcantaran dhe Joel Matip, të cilët po ashtu do largohen nga ‘Anfield’.

Lojtarët e rinj si Jayden Danns dhe Connor Bradley, të cilët që të dy luajtën rol në suksesin e Liverpoolit këtë sezon, ishin po ashtu prezent në këtë ceremoni.

Megjithatë, kishte një përjashtim të dukshëm pasi mbrojtësi Nathaniel Phillips u pa prezent përkrah Kloppit gjatë lamtumirës së gjermanit.

27-vjeçari ka luajtur 17 ndeshje për Liverpoolin në sezonin 2020/2021 pas një krize të lëndimeve në qendër të mbrojtjes, dhe i ndihmoi ata të kualifikohen në sezonin vijues të Ligës së Kampionëve.

Just 60 seconds of Nat Phillips being absolutely boss 😍 pic.twitter.com/EZodoT4VoG

— Liverpool FC (@LFC) March 21, 2021

Por, Phillips ka luajtur vetëm dy ndeshje që prej se u largua nga Liverpooli, ndërsa ndërroi disa ekipe në formë huazimi.

Tifozët mbetën të befasuar dhe reaguan kur e panë atë në fushë përmes rrjeteve sociale.

“Nga asgjëkundi në ceremoninë e Kloppit, nuk do ta mendoja se Nat Phillips do të shfaqej në fushë”, ka shkruar një tifoz në platformën X.

Një i dytë ka shkruar: Si arriti Nat Phillips që të futej aty?

Një i tretë shtoi: Kisha harruar se Nat Phillips është ende lojtar i yni./Telegrafi/

Read Entire Article