Kjo kohë është karakterizuar nga një transformim i madh dhe kush thotë të kundërtën po bën luftë me faktet, tha Kryeministri Edi Rama në Konferencën “Tirana Diplo 2024”.
Rama tha se jo vetëm ka një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik dhe social, por gjithashtu edhe në planin e jashtëm të konsolidimin e një roli pro-aktiv të vendit në arenën ndërkombëtare.
Kreu i Qeverisë tha se skuadra shqiptare që po udhëheq negociatat në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE, morri një vlerësim maksimal nga Brukseli.
“Janë ndërmarrë hapa dhe veprime për të përmbushur ëndrrën e vjetër kombëtare. Por natyra e procesit e ndërveprimit është shumë dinamike dhe këtu dua të sjell në vëmendje një fakt konkret që lidhet me rolin pro aktiv të Shqipërisë, përmes një diplomacie dinamike, në funksion të vetë ndikimit të BE-së për interesat tona, të para në një kënd më të gjerë”, tha Rama.
Kryeministri tha se ndërkohë që ne negociojmë anëtarësimin në BE, mund të integrohemi gradualisht në hapësirën ekonomike dhe tregun e përbashkët europiane.
“Kjo është diçka e re, u krijohet si mundësi vendeve të Rajonit tonë dhe lidhet me rolin tonë pro-aktiv dhe me një qasje të re këmbëngulëse për të bërë më të mirën në funksion të interesave tona”, tha Kreu i Qeverisë.
Në vijim ai u shpreh se plani i ri i rritjes, që është ky instrument, është në dorën tonë dhe sëbashku me partnerët në Bruksel jemi në një proces sistemimi të të gjithë hapave dhe të të gjithë piketave që do të duam të arrijmë përmes këtyre hapave. Kryeministri theksoi se në këtë mënyrë do të rrisim masën e integrimit pa u bërë anëtar të Bashkimit Europian.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb