Tjetër pistë merkatoje për Armando Brojën, Chelsea “e dhuron” në Portugali

9 months ago 23
19:28 03/01/2024

Armando Broja mbetet emri më i lakuar në merkaton e janarit. Sulmuesi shqiptar duket se i ka ditët e numëruara në ‘Stamford Bridge” dhe largimi shihet si alternativa më e mundshme për të.

Zëra që konfirmohen gjithnjë e më shumë nga mediat angleze, që tashmë zbulojnë një tjetër tentativë e ‘bluve të Londrës’. Ëndrra për të marrë në Londër, Antonio Silva nga Benfika mund të katapultojë Brojën tek skuadra portugeze. Këto të fundit kërkojnë rreth 85 milionë euro për kartonin e mbrojtësit, me Chelsea që është gati të ofrojë 55 milionë euro dhe kartonin e 22-vjeçarit shqiptar.

Trajneri Mauricio Pochettino e konsideron si thelbësor firmën me 20-vjeçarin, diçka që e konfirmon edhe përfshirja në këto përpjekje e kartonit të sulmuesit shqiptar. Kalimi në Portugali te një skuadër si Benfika mund të konsiderohej një kalim i përshtatshëm për Brojën, pasi do ta kishte më të lehtë për të treguar potencialin e tij tek një ekip me mjaft histori. Chelsea ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për sulmuesin shqiptar, që kërkon vazhdimësinë për të prenotuar një thirrje në kombëtare për Euro2024.

Interes për Armando Brojën ka pasur edhe nga West Ham, që kërkon të forcohet me një tjetër sulmues në këtë sesion të merkatos. Për kartonin e tij, Chelsea kërkon jo më pak se 30 milionë euro, shifër që do të përfshihet për të blerë Osimhen nga Napoli.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article