Todd Boehly kritikon yllin e Chelseat pas performancave të tij të dobëta në fushë

8 months ago 268

Pronari i Chelseat, Todd Boehly, ka hyrë në dhomën e zhveshjes dhe ka kritikuar reprezentuesin anglez Raheem Sterling për ecurinë e tij të dobët sezonin e kaluar.

“Blutë e Londrës” kanë pasur një luhatje të formës që prej emërimit të Mauricio Pochettinos në krye vitin e kaluar dhe tani e gjejnë veten në pozitën e dhjetë në Ligën Premier pas 24 ndeshjeve.

Sipas një raportimi nga talkSPORT, amerikani ka hyrë në dhomën e zhveshjes në “Stamford Bridge” dhe e ka cilësuar performancën e ekipit si ‘të turpshme’.

Një lojtar i cili u veçua nga të tjerët ishte sulmuesi Raheem Sterling. Boehly besohet se i ka thënë 29-vjeçarit se ai ishte një lojtar i klasit botëror, por ai duhet të përformojë më mirë dhe të shfaq lidership më të madh.

Që prej se mori ‘frenat’ e Chelseat në 2022, Boehly ka shpenzuar një shumë të pajme parash në vlerë prej 1 miliardë eurove, por ende nuk ka arritur sukses në fushë.

Ai mori vendimin për të shkarkuar Thomas Tuchel dhe ta zëvendësojë atë me Graham Potter, para se ta shkarkojë atë pas vetëm shtatë muajsh.

Ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, erdhi pastaj si zëvendësues i përhershëm dhe përkundër mungesës së vazhdimësisë, gjërat po duken më të ndritura për klubin.

Ai e ka udhëhequr Chelsean drejt finales së tyre të parë në Carabao Cup në epokën e Boehly, e cila do të zhvillohet vikendin e ardhshëm dhe ku për kundërshtar do ta kenë Liverpoolin./Telegrafi/

Read Entire Article