Trafikonin automjete të vjedhura nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 42-vjeçari në Sarandë. Kapen edhe 40 000 euro

10 months ago 33

Një 42-vjeçar përfundoi në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi janë përfshirë në trafikimin e automjeteve nga Greqia drejt Shqipërisë. Operacioni i koduar “Detect” përfundoi me arrestimin e shtetasit, Fisnik Musa.

“Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura kryesisht në Greqi, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete, me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë”, sqaroi policia.

Njoftimi:

Trafikonte në Shqipëri, automjete të vjedhura në Greqi, pasi i pajiste me dokumente false, me qëllim shitjen, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari. Policia identifikon bashkëpunëtorin e 42-vjeçarit dhe vijon punën për kapjen e tij. Sekuestrohen 2 automjete të vjedhura, me vlerë rreth 40 000 euro.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se disa shtetas ishin implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit në vendin tonë, të automjeteve të vjedhura, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, finalizuan operacionin policor të koduar “Detect”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi F. M., 42 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 29 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura kryesisht në Greqi, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete, me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete të dyshuara të vjedhura, tipe “Toyota” dhe “Peugeot”, me vlerë rreth 40 000 euro.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M., si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, vijojnë hetimet me qëllim zbardhjen e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article