Trajneri i Al Hilal godet Neymarin, gjersa përmend Cristiano Ronaldon

9 months ago 18

Neymar Junior është ende i lënduar pas këputjes së ligamenteve dhe kohët e fundit ai ka bërë më shumë tituj jashtë fushës sesa në të.

Kjo për shkak se ai u pa mbipeshë, për shembull, gjatë udhëtimit të tij të fundit në anije turistike, pasi ai ka qenë jashtë fushës që nga tetori.

Trajneri i Al Hilal, Jorge Jesus e krahasoi pasionin e Neymar me atë të CR7, por vuri në dukje se ylli portugez e bën futbollin prioritetin e tij.

“Cristiano Ronaldo ka më shumë pasion për futbollin dhe për këtë arsye e vendos atë si prioritet”, deklaroi Jorge Jesus. “Neymar ka më shumë pasion për gjëra të tjera dhe i vendos ato gjëra të tjera, që është jeta e tij private, përpara”.

“Por, si lojtar ai është i mrekullueshëm. Dhe si njeri që kalova një muaj e gjysmë me të, ai më befasoi pozitivisht në gjithçka”.

Lëndimi i Neymar i ka komplikuar gjërat për Jorge Jesus, diçka që ai nuk ngurroi ta pranonte.

“Së pari, nuk pata fare fat. Pse? Nuk kisha punuar kurrë më parë me Neymar. Kemi punuar një muaj e gjysmë, jo më shumë”, shtoi ai.

“Është diçka jashtë zakonshme, është jashtë zakonshme. Dhe kështu ne humbëm cilësinë, të paktën në sulm. Ai është një djalosh i lehtë për t’u udhëhequr, ai është një njeri shumë i mirë dhe i kuptueshëm”, ka vazhduar Jesus. /Telegrafi/

Read Entire Article