Trajneri i Moldavisë analizon Shqipërinë/ Clescenco: Nga ekip pa pretendime, në favorit

11 months ago 18
18:13 15/11/2023

Moldavia duhet të luajë edhe dy ndeshje në kualifikueset e Euro 2024, me Shqipërinë në shtëpi dhe Çekinë në transfertë.

Përfaqësuesja moldave ka shansin të jetë pjesë e finaleve të një Europiani për herë të parë në historinë e saj dhe lojtarët do të bëjnë maksimumin për të arritur objektivin.

Trajneri i Moldavisë, Serghei Clescenco gjatë një interviste për faqen zyrtare të federatës foli edhe për cilësitë e Kombëtares së drejtuar nga Sylvinho që do të përballet të premten.

Serghei Clescenco: Shqipëria nga një ekip pa pretendime u bë favorite në grupin tonë. Është një surprizë, por kjo është meritë e trajnerit që ka një përvojë të madhe. Një nga pikat e forta të këtij ekipi, ashtu si edhe për ne, është lidhja mes lojtarëve. Kam vënë re që ka mbajtur të njëjtin formacion në ndeshjet e fundit, duke bërë 1 ose 2 ndryshime. Është një ekip që e qarkullon topin, janë të shpejtë dhe teknikë dhe këtu duhet të jemi të kujdesshëm.

Clescenco tha se vlerat e ekipit moldav u treguan në takimin me Poloninë në shtëpi ku nga disavantazh situata u përmbys në pjesën e dytë ku lojtarët e kuptuan që duhet të luftojnë, pasi tifozët e prisnin diçka të tillë.

Serghei Clescenco pranoi se në fillim pjesa dërrmuese mendonte se Moldavia do të ishte e fundit në grup, por futbollistët u mobilizuan se e kuptuan se nuk zbresin në fushë vetëm për veten e tyre, por për vendin dhe nuk duan të zhgënjejnë familjet e tyre.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article