Trajneri Sylvinho: Lajme të rreme ato që thuhen për Brojën, e respektoj si lojtar

11 months ago 16
18:10 19/11/2023

Pas Armando Brojës, edhe trajneri i Kombëtares Shqiptare Sylvinho ka hedhur poshtë aludimet që qarkullojnë për një krisje në raportin mes të dyve.

Në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes me Ishujt Faroe, Sylvinho i konsideroi lajme të rreme pretendimet dhe tha se shkak i mosaktivizimit të Brojës me Kombëtaren ka qenë dëmtimi i tij.

“Kam parë postimin që ka bërë dhe u ndjeva shumë mirë. E kam dëgjuar që flitet për Brojën mbi fake news që qarkullon, por janë gjëra që nuk ekzistojnë. E respektoj shumë si lojtar por duhet të respektojmë edhe shëndetin e tij. Herën e fundit kur erdhi me Kombëtaren u stërvit shumë pak. Kur dolëm në konferencë u detyrova të thoja që ai nuk është në gjendje. S’ka bërë një ndeshje 90 minuta. Që kur u kthye pas ndeshjes me Çekinë, thuajse nuk ka luajtur fare. Sigurisht që ka nevojë të rikuperohet. Ne e mirëpresim kur ai të kthehet, kur të jetë në formë”, u shpreh Sylvinho.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article