Transferimi i radhës nga Chelsea mund të jetë më i madhi në histori të Bluve, sinjale pozitive nga lojtari

11 months ago 39

Chelsea ka hedhur hapat e parë për të siguruar shërbimet e një futbollisti të shquar duke u kontaktuar me përfaqësuesit e tij, në prag të një transferimi të mundshëm.

Pavarësisht shpenzimeve të mëdha në nënshkrimin e lojtarëve të rinj gjatë tri afateve të kaluara të transferimit, Blutë janë në kërkim të përforcimeve shtesë.

Për vitin 2024, ata kanë synuar të sjellin një sulmues të ri në skuadër, dhe sipas asaj që kanë konfirmuar burime të afërta me Simon Phillips, gazetarin sportiv të Substack, sot Chelsea ka kontaktuar agjentët e Victor Osimhen të Napolit për të diskutuar mundësinë e një transferimi.

Gjithashtu, nga burimet bëhet e ditur se Chelsea ka marrë një përgjigje inkurajuese nga sulmuesi, dhe ai do të ishte i hapur për t’u bashkuar me klubin londinez.

Klubi londinez synon tani të vendosë nëse do të përpiqet për një sulmues të ri dhe në cilin afat transferimi do të ndërmarrin veprime, me Ivan Toney të Brentfordit që mbetet një tjetër objektiv kyç për ta.

Pritet që Osimhen të mos jetë i disponueshëm gjatë afatit të transferimeve të janarit, kështu që Chelsea mund të jetë e detyruar të presë deri në një afat më të vonshëm nëse do të vendosin të avancojnë me përpjekjet për blerjen e tij. /Telegrafi/

Read Entire Article