Tubimi i 20 shkurtit në Tiranë, zbardhen detaje nga slogani i protestës së opozitës, dy deputetë të Bashës i bashkohen Rithemelimit

8 months ago 15

Zbardhen detaje nga slogani i protestës së opozitës, e cila do të mbahet më 20 shkurt në kryeqytet.

Gazetari Osman Stafa në një lidhje live për News24 tha se nga nesër mund të nisin takimet në bazë të Nokës dhe Bardhit, takime që pritet të nisin nga Malësia e Madhe.

Pikë diskutimi do të jetë protesta e 20 shkurtit, protestë që ka marrë një vëmendje të madhe ditën e djeshme në takim dhe në Këshillin kombëtarë të PD. Protesta do mbahet më datë 20 në orën 17: 30.

Arsyet për të cilat do të mbahet kjo protestë:

Dili zot vetes familjes dhe Shqipërisë. Vjedhja e shekullit me sterilizimit, inceneratorët, Porti i Durrësit, vjedhje me punët publike, vjedhje me PPP, vjedhje për luks, Skandali i shekullit Rama-McGonigal, drejtësia e korruptuar, kryeministri i korruptuar akuzat e Ahmetaj, shkatërrimi i drejtësisë, arsimit, pluralizmit, fermerët, pensionistët, studentët e harruar.

Ndërkohë që pas ditës së djeshme me bashkimin e deputetëve të Bardhit me Berishën, është duke u diskutuar mundësia që dy deputetë të Bashës t’i bashkohen grupimit të Rithemelimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article