E rëndë në Malësinë e Madhe/ U plagos teksa priste dru në mal, 39-vjeçari ndërron jetë tragjikisht

2 hours ago 25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ducaj të Malësisë së Madhe në mënyrë aksidentale.

Raportohet se shtetasi Mondi Makaj, 39 vjeç, ka humbur jetën në mënyrë aksidentale teksa është dëmtuar me motorsekë në mal duke prerë dru.

Ndërkohë një tjetër person që ndodhej me të ka shpëtuar. Viktima nuk ka arritur që të përballojë plagët e rënda në trup.

Ngjarja ka ndodhur në një terren të thyer malor në fshatin Ducaj të Malësisë së Madhe.

Sakaq, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të kryer veprimet e para hetimore dhe për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article