FOTOLAJM/ Kanabis i varur në tavan dhe në arka bananesh, çfarë ndodhte brenda magazinës së drogës në Voskop

2 hours ago 30

Policia e Korçës zhvilloi një operacion anti-drogë pasditen e sotme, që çoi në zbulimin e një magazine në fshatin Voskop, ku magazinohej lëndë narkotike e llojit kanabis.

Hetimet për këtë operacion kanë nisur prej disa javësh, ndërsa janë arrestuar 6 persona, që dyshohet se janë gjetur brenda magazinës dhe kishin si detyrë përpunimin e lëndës narkotike.

Nga pamjet e siguruara për BalkanWeb duket qartë sasia e konsiderueshme e kanabisit që përpunohej brenda magazinës.

Lënda narkotike shfaqet e varur në tavanin e godinës teksa për tharjen e saj përdoret një freskuese normale.

Kanabisi po ashtu është vendosur edhe në arka bananesh dhe qese të zeza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article