Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

5 months ago 9

Bayern Munich dhe Real Madridi kanë dhuruar një spektakël futbolli në Allianz Arena në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Aksione të mrekullueshme, gola të bukur dhe dy penallti u panë në barazimin dramatik 2-2 mes Bayernit dhe Realit.

Megjithatë lojtari që dështoi më së shumti në këtë sfidë ishte koreani Kim Min-Jae, i cili bëri dy gabime në golat e Los Blancos.

“Ai ishte shumë ‘lakmitar’ dy herë. Ai bëri lëvizjen e parë shumë herët kundër Vinicius në golin e parë dhe u kap nga pasimi i Toni Kroos. Ai spekuloi dhe ishte shumë agresiv”.

“Në golin e dytë, fatkeqësisht ishte një tjetër gabim. Ishim pesë kundër dy, kishim epërsinë numerike të futbollistëve. Nuk kishte nevojë të mbrohej në mënyrë agresive kundër Rodrygo”.

“Në momentin që Eric Dier ishte gati të ndihmonte, Kim e rrëzoi Rodrygon. Fatkeqësisht me cilësinë e tyre, këto gabime ndëshkohen. Por mirë, ndodh. Duhet të ecim përpara”, deklaroi Tuchel pas ndeshjes.

Koreani ishte lojtari me notën më të dobët në fushë dhe gabimet e tij i kushtuan Bayernit me një barazim 2-2 në ndeshjen e parë, derisa ajo e kthimit zhvillohet pas një jave në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Read Entire Article