“TVSH ndikon në kostot e prodhimit”, ekspertit Fico: Vite më parë, produkti shitej direkt dhe na mbronte nga importi

6 months ago 8

Fatos Fico, ekspert i Zhvillimit Rural i ftuar në emisionin “Sintezë” nga Brenton Kotorri në News 24, tha se TVSH-ja ndikon te prodhimi blektoral.

“Skemat janë më të lidhura me mjedisin tani dhe kjo është një nga arsyet e protestave të fermerëve, kosto të cilat tregu nuk i njeh. Pati protesta për të rritur subvencionet që jep Bashkimi Evropian. BE u tërhoq dhe pranoi një zbutje të politikave mjedisore. Ne nuk jemi akoma në këtë fazë.

Ne kemi nevojë për ekspansion të prodhimit. Greqia ka kushte të ngjashme me ne. Duhet të shikojmë se si kanë vepruar të tjerët. Duhen investime dhe bujqësia duhet kthyer në biznes. Duhet futur patjetër skema e TVSH-së në prodhim.

Ndikon shumë në koston e prodhimit dhe çmimit final. Para disa vitesh ajo që e mbronte prodhimin shqiptar ishte shitja direkt dhe nuk kishin kosto të shtuara. Ndërsa, tani TVSH-ja e futur kudo. Kostot e TVSH-së, fermerët duhet t’i shkarkojë gjatë gjithë zinxhirit dhe kjo përfundon te konsumatori”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article