U eliminuan brenda autoblindit të policisë/ 27-vjet nga masakra e Urës Vajgurore, përkujtohen katër efektivët e vrarë nga bandat kriminale

4 months ago 3

27-vjet nga masakra e Urës-Vajgurore, përkujtohen 4 policët e vrarë nga bandat kriminale brenda autoblindit të policisë.Kurora e buqeta me lule u vendosën nga familjarë e efektivë policie në lapidarin kushtuar dëshmorëve: Arjan Shemuni,Miltjadh Koço,Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj.

Është përkujtuar pasditen e djeshme 27-vjetori i masakrës së Urës-Vajgurore,ku pas përplasjes me bandat kriminale mbetën të vrarë e të djegur brenda mjetit të blinduar të policisë 4 efektivët e policisë: Arjan Shemuni, Miltjadh Koço,Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj,ndërkohë që 6 efektivët e tjerë: Thimi Tanku,Shkëlqim Selfaj,Ylli Dhamo,Neim Gjeroveni,Ëngjëllush Pasha dhe Arben Bega mbetën të plagosur rëndë.Drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe familjarë të policëve të vrarë në krye të detyrës kanë përkujtuar e nderuar të afërmit e tyre,duke vendosur kurora e buqeta me lule në lapidarin kushtuar 4 policëve që dhanë jetën në krye të detyrës.
Kryetari i shoqatës së veteranëve Dimal, Kristaq Tumani,ka theksuar se vepra e tyre heroike nuk do të harrohet kurrë.
Zv/drejtori i DVP-së Berat,Luan Mema ka theksuar se,vepra e tyre heroike do të mbahet mend gjatë,jo vetëm mes radhëve të policisë së shtetit për faktin se ata ishin efektivë policie por edhe në qytetin e Urës-Vajgurore, banorët e të cilës e panë me sytë e tyre luftën mes policisë dhe bandave kriminale që strehoeshin asokohe brenda vilës së Protoduarve. “27-vite më parë,me shpirtin e tyre të sakrificës dhe vetëmohimit,ata nuk kursyen as gjënë e tyre më të shtrenjtë,jetën,për të garantuar respektimin e ligjit dhe sigurisë qytetare.Ne jemi mbledhur sot këtu pët të nderuar kujtimin e tyre dhe për tu qëndruar pranë familjarëve.Ne nderojmë sot këta Dëshmorë të Atdheut,që me plot kurajo e guxim,u përballën me botën e errët të krimit,për një Shqipëri më të mirë”-,ka thënë Mema.
Deputeti Bardhyl Kollçaku,ka thënë në fjalën e tij se,27-vjet më parë,4 bijë  nënash dhanë jetën për atdheun,në lulen e rinisë.Ata-tha Kollçaku-ishin viktima të një tragjedije kombëtare,që nuk duhet të përsëritet më kurrë.

NGJARJA.
Përplasja e armatosur në Dimal filloi në orën 11:55 të paradites së datës 17 Qershor 1997,pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike.Atë ditë në qytetin e Beratit kishte qënë Fatos Nano,asokohe kryetar i PS-së,i shoqëruar nga Skënder Gjinushi,ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo.Pas mbarimit të dy mitingjeve elektorale, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo e Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarëve e simpatizantëve të tjerë të kësaj partie.Atë kohë,qytetin e Urës-Vajgurore e kontrollonin bandat, që pas hapjes së depove të ushtrisë.Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit.Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së,mbërriti në Urën Vajgurore,kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilës së Protoduarëve në qendër të qytetit,që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike.Të vendosur mbi tarracën e vilës,rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar.Pjesa e eskortës,mundi të kalojë vilën dhe doli nga qarku i Beratit,kurse 10 efektivët e policisë u vendosën në sheshin qendror të Urës-Vajgurore, brenda një mjeti të blinduar.Pas vrasjes së 17-vjeçarit, rojet e vilës së Protoduarve qëlluan me predha antitank mbi mjetin e blinduar të policisë.Katër policët që humbën jetën: Milto Koçi,Arjan Shemuni, Asllan Selamaj dhe Ilia Bano u dogjën brenda mjetit të policisë,ndërsa 6 të tjerët që mundën të dilnin u transportuan me helikopterë drejt Tiranës,në gjendje të rëndë dhe me djegie të mëdha.Autorët e masakrës nuk janë kapur ende,ata janë në arrati,edhe pse janë dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article