Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest me burg” për Adrian Bellon dhe Algert Atian, të cilët drejtonin si shofer dhe shoferi i dytë një autobus që vinte nga Italia drejt Shqipërisë, dhe në të cilin u gjetën rreth 176 mijë euro.
Algert Atia shoferi i parë i autobusit, deklaroi se sasinë e parave e ka marrë nga persona të ndryshëm në Itali për t’i sjellë te familjarët e tyre në vend, ndërsa për transportin e tyre përfitonte një përqindje të caktuar.
Nga ana tjetër shoferi i dytë, Adrian Bello deklaroi se kishte vetëm disa ditë që ka filluar punë dhe se nuk kishte asnjë dijeni për eurot.
Kujtojmë se ata u kapën para tri ditësh në portin e Durrësit, ndërsa në mjetin e tyre u gjet një sasi prej 176 mijë eurosh të padeklaruara.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb