Ministria e Mbrojtjes ka informuar mbi situatën në terren sa i takon vatrave të zjarrit në vend.
Mësohet se 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar kanë bërë të mundur shuarja e zjarreve në Finiq dhe Delvinë.
“🟢🔥 Pas një pune të pandërprerë edhe gjatë natës nga forcat operacionale nga bashkitë Finiq, Delvinë, Himarë, Sarandë, Konispol e Dropull, mbështetur nga 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar është bërë e mundur shuarja e zjarreve në Finiq dhe Delvinë.
Situata po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.
Mirënjohje për të gjithë efektivët e përfshirë në këto operacione, që zhvillohen në kushtet e temperaturave të larta dhe në terrene të vështira! #TëGatshëmNëÇdoKohë🚒🔥”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb