U shfaq në një video duke tentuar të godasë një person, reagon policia: Efektivi është pezulluar nga detyra dhe ka nisur hetimi disiplinor

9 months ago 20

Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës ka reaguar në lidhje një video të publikuar diutën e djeshme, në të cilën shfaqet një punonjësi policie në qytetin e Vlorës, duke tentuar të godas me shkelm një shtetas.

Policia në njoftimin e saj sqaron se polici është pezulluar nga detyra dhe se ka nisur hetimi disiplinor për të.

Reagimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë:

Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ” ditën e djeshme, në të cilën shfaqet një punonjësi policie në qytetin e Vlorës, duke tentuar të godas me shkelm një shtetas, ju sqarojmë se:

Me publikimin e rastit, menjëherë është pezulluar nga detyra si dhe ka nisur hetimi disiplinor, për punonjësin e Policisë, inspektor M. M, me detyrë oficerë i patrullës së përgjithshme, trupë shërbimi, në Komisariatin e Policisë Vlorë, deri në verifikimim e plotë të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article