Vajza e mitur kishte lidhje intime me 29-vjeçarin/ “Flinin në të njëjtën dhomë me justifikimin se…”, flet e ëma: E kuptova 2 muaj më parë

9 months ago 18

Mirela Bosi, nëna e 12-vjeçares, e cila pak ditë më parë denoncoi djalin e bashkëjtuesit të saj, 29 vjeç, se kishte lidhje intime me vajzën e saj të mitur në Pogradec.

Pak ditë më parë ajo denoncoi djalin e bashkëjetuesit të saj për marrëdhënien që kishte me të bijën prej gati 2 vitesh.

Nëna e 12-vjeçares tha se situatën me të bijën e ka kuptuar dy muaj më parë pasi sipas saj i kishte dëgjuar mbrapa derës por nuk kishte folur dhe as denoncuar pasi kishte frike nga bashkëjetuesi i saj.

Ndër të tjera ajo thasë “Ata flinin në të njëjtën dhomë me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë. Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij. Pashë fotot që kishin dalë të dy të përqafuar në telefon dhe disa biseda. Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën. E kuptova dy muaj më parë i dëgjova pas derës por nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjetuesi sepse më dhunonte. Ajo është fëmijë.”

Pas bërjes publike të ngjarjes, Bosi është shpërngulur në Përrenjas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article