Valë sulmesh nga organizata kriminale në Ekuador, Chelsea ofron siguri për lojtarin e tyre

9 months ago 26

Chelsea po ofron mbështetje për familjen e talentit të tyre Kendry Paez shkaku i trazirave që kanë shpërthyer në Ekuador, ndërsa janë kryer një valë sulmesh nga organizata kriminale.

Ndërsa klubi londinez nuk ka komentuar për natyrën e mbështetjes së tyre të vazhdueshme, besohet se klubi po paguan për sigurinë gjatë gjithë kohës për 16-vjeçarin Paez dhe familjen e tij.

Të njëjtën mbështetje ka ofruar edhe Chelsea për anëtarët e familjes së nënshkrimit rekord Moises Caicedo, të cilët ende jetojnë në Ekuador.

Chelsea transferoi Paez, i vlerësuar si një nga të rinjtë më të mirë në botë, për 20 milionë euro nga klubi ekuadorian Independiente del Valle, me një marrëveshje që i riu do të bashkohet kur ai të jetë 18 vjeç- 4 maji i vitit të ardhshëm.

Situata në Ekuador, ku persona të armatosur sulmuan një një televizion, ka shkaktuar shqetësim në Chelsea për sigurinë e Paez dhe anëtarëve të familjes së tij.

Chelsea mbetet në kontakt të rregullt me ​​Paez dhe ka ofruar mbështetje, siç do të bënte për të gjithë lojtarët në një situatë të ngjashme.

Paez vlerësohet si një nga talentët e rinj më emocionues në futbollin botëror dhe tetorin e kaluar, në moshën 16 vjeç e 161 ditë, u bë amerikano-jugori më i ri që ka shënuar në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës, në fitoren 2-1 të Ekuadorit si mysafir ndaj Bolivisë.

I quajtur si diamanti i Ekuadorit, adoleshenti është tashmë lojtari më i ri dhe golashënuesi më i ri në ligën kryesore në vendin e tij, duke shënuar në debutim si 15 vjeçar. Ai ishte kapiten i Ekuadorit në finalen e Kampionatit të Amerikës së Jugut U-17 këtë vit dhe mban rekordi për të qenë më i riu që ka shënuar ndonjëherë në Kupën e Botës U-20.

Nënshkrimi rekord britanik i Chelseat, Caicedo, i cili është bashkëlojtar i Paez te Ekuadori, gjithashtu e filloi karrierën e tij në Independiente dhe dyshja ndajnë të njëjtin agjent, i cili gjithashtu kujdeset për sulmuesin Nicolas Jackson dhe së fundmi nënshkroi Ian Maatsen përpara huazimit të lojtarit te Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Read Entire Article