“Vatra kanceroze”, Balla: Bashkëpunimi me SPAK e ka çuar në një tjetër nivel vetëpastrimin e policisë, kemi gati edhe kreun e AMP

10 months ago 7

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një deklaratë për mediat ka deklaruar se bashkëpunimi me SPAK dhe strukturave ligjzbatuese po e çon në një nivel tjetër vetëpastrimin brenda policisë nga eksponentë që përfshihen në krim.

“Prokurorët e SPAK, falë këtij besimi dhe bashkëpunimi, koordinimi mes agjencive ligjzbatuese, ne tashmë besojmë se ndajmë vlerësimin se e kemi ngritur në një nivel tjetër… një prej meraqeve të mi në drejtimin e MB, që është trafiku i drogërave, dhe falë bashkëpunimit me SPAK po çojmë në nivel tjetër procesin e vetëpastrimit të policisë së shtetit. Dosja në fjalë është një skaner i qartë i mënyrës sesi vatra kanceroze brenda policisë së shtetit ndër vite, kanë shërbyer si shërbëtor të krimit të organizuar”, tha Balla.

Po ashtu ai tha se brenda javës do të shpallet dhe emri i kreut të AMP.

“Kemi përfunduar përzgjedhjen për drejtuesin e ri të  AMP, kanë konkurruar 26 kandidatë dhe kemi mbërritur në 5 kanidatura, dhe besoj se brenda kësaj jave do të përmbyllim”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article