Vdekja e futbollistit, Ostreni: Duhen kontrolle të rrepta

11 months ago 24
20:11 11/11/2023

Mjeku sportiv analizon shkaqet e ndarjes nga jeta të kapitenit te Egnatias Dwamena

Mjeku sportiv Mel Ostreni ka folur në televizionin Klan News për tragjedinë që tronditi futbollin shqiptar.

Ai shpjegoi dëmin që sulmi kardiak bëri te kapiteni i Egnatias, ndërsa u ndal edhe te problematika që futbolli shqiptar has sa i përket ndihmës mjekësore.

Sipas Ostrenit, lojtari ganez duhej që të bënte kontroll të detajuar me ardhjen e tij në Shqipëri.

Ostreni, që në të kaluarën ka qenë pjesë e disa klubeve të elitës së futbollit shqiptar, tha se vetëm 4 nga 10 ekipe kanë mjek të specializuar në stol gjatë zhvillimit të takimeve.

Mjeku sportiv shtoi se te futbollistët problemet do të ekzistojnë gjithnjë, por duhen kontrolle rigoroze.

Sipas Ostrenit, në të tilla raste, që të shmangen tragjeditë, ndihma e parë duhet të jetë brenda minutave.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article