Vedat Muriqi dëmtohet me kombëtaren

11 months ago 7
12:47 14/11/2023

Mungon ndaj Zvicrës e Bjellorusisë, në dyshim prezenca kundër Atletico Madrid

Ëndrra e Kosovës për të qenë në Euro2024 ka marrë një goditje të fortë. Sulmuesi kryesor i skuadrës Dardane, Vedat Muriqi ka pësuar një dëmtim muskular në pulpën e këmbës së majtë. Diçka që vendos kështu në dyshim prezencën në fushë në takimet e këtij muaji.

29-vjeçari la fushën duke çaluar në fitoren që Kosova mori ndaj Izraelit për llogari të eliminatoreve të Europianit dhe nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Primoz Gliha në dy sfidat e radhës kualifikuese, ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë.

Në dyshim mbetet edhe prezenca në radhët e Majorkës për duelin e radhës në kampionat përballë Atletikos së Madridit. Muriqi mund të mungojë në sfidën e 25 nëntorit në kryeqytetin spanjoll për të krijuar kështu probleme për skuadrën ishullore.

Sulmuesi është golashënuesi më i mirë i skuadrës së drejtuar nga meksikani, Javier Aguirre këtë sezon me katër gola. Realizime që e pozicionojnë Mallorca në vendin e 17-të në renditjen e La Liga me 9 pikë, shumë pranë zonës së rënies nga kategoria.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article