Vedat Muriqi kthehet startues dhe me golin e tij në minutat e fundit i sjell fitoren Mallorcas

8 months ago 6

Vedat Muriqi është kthyer pas tre muajsh si startues te Mallorca në ndeshjen e sotme ndaj Rayo Vallecanos, ku arriti të shënojë golin e fitores.

Sulmuesi ynë kishte marr një lëndim në ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit ku fituam 1-0 dhe që atëherë ishte duke u rikuperuar.

Ai luante herë pas here nga banka rezervë, por sot ishte startues dhe këtë gjë ia shpërbleu trajnerit.

Rezultati ishte 1-1 me golat e Antonio Sanchez (Mallorca) dhe Alvaro Garcia (Rayo Vallecano), kur ndeshja po shkonte në minutat e fundit.

Në minuën e parë të kohës shtesë, doli në skenë lojtari kryesor i Mallorcas, Vedat Muriqi, i cili shënoi për 2-1, e që doli të jetë goli i fitores.

🚨 Gol de Muriqi ⚽🎯 Mallorca 2 Rayo Vallecano 1 #rcdmallorcarayopic.twitter.com/ueD3Gutk17

— Christian2002 (@Christian126829) February 11, 2024

Për këtë paraqitje Muriqi nga SofaScore u vlerësua me notën 7.7, si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Ai kishte tri goditje në portë dhe fitoi dhjetë duele.

Ky ishte goli i pestë këtë sezon për Vedat Muriqin në La Liga, ku ka edhe dy asistime. /Telegrafi/

Read Entire Article