Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e konsideron ish kryeministrin Sali Berisha, një plak lepur, i cili mundohet t’i largohet drejtësisë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Veliaj u shpreh se Berisha do të mbahet mend si frikacak.
“Nga ana njerëzore, patjetër, një njeri që vrau 4 veta në bulevard, i cili i spërdridhet drejtësisë, sigurisht që kjo të revolton. Kur shikon që dy inxhinerë të bashkisë, sa dëgjojnë lajmin shkojnë vetë në komisariat, por kjo nuk ka të bëjë me sistemin, ka të bëjë me karakterin. Kolegët e mi janë shumë më burrë se nje plak lepur që vrapon sa herë që i vjen drejtësia vërdallë. Ky është turp për Saliun, mënyra sesi largohet si skile çdo procesi, degradon personalitetin e tij në fund të jetës, do mbahet mend si një frikacak që çan ferrën bashkë me të tjerë.
Për dy kolegët, besoj se është edhe një argument për gjykatën, dy njerëz që vijnë ofrohen vetë kanë burrëri të përballen. Ki parasysh që në ligjin e punës që kam bërë vetë, 1 në 24 veta në Bashkinë e Tiranës ose në insitucionet e administratës, është me aftësi të kufizuara. Është shumë efavize pjesa e kësaj. Nuk është roli im të gjykoj prokurorin dhe gjyaktat, roli im si autoritet është të ofroj dokumentat, dhe të inkurajoj këdo që t’i përgjigjet drejtësisë. Në këtë fazë, besoj se dy inxhinierët e bashkisë kanë treguar një dozë shumë më të lartë integriteti dhe burrërie, duke u vetëofruar, sesa dikush që edhe pse ka drejtuar vendin, edhe sot si skile, mundohet t’i largojet drejtësisë. Është trup për Saliun dhe nder për inxhinierët”, theksoi ai.