Veliaj vizitë zyrtare në Sarajevë si President i B40-ës, takim me kryebashkiaken Benjamina Karić

4 months ago 6

TIRANE

Pas kthimit nga Davos, ku mori pjesë në samitin prestigjioz “Klosters Forum”, për të ndarë historinë e transformimit të kryeqytetit shqiptar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është nisur sot për një vizitë zyrtare në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, në cilësinë e Presidentit të B40-ës, rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit.

Ai do të pritet nga kryetarja e Bashkisë së Sarajevës, Benjamina Karić, si dhe do të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e Këshillit Bashkiak, Jasmin Ademović. Gjatë vizitës, ai do të takohet edhe me Ministrin e Transporteve, Edin Forto.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article