Deputeti demokrat Ervin Salianji, nga salla e Kuvendit, tha se mendja e gjithë shqiptarëve sot është te Shqipëria që shkëlqen, te Kombëtaja.
Mesazhi i Salianjit vjen disa orë para ndeshjes së 3-të në grupin B mes Shqipërisë dhe Spanjës, ku kuqezinjtë do të luftojnë për 3 pikë, për të pasur shpresë e mundësi që të vijojë ëndrrën europiane në Euro2024. Shqipëria ndodhet në vendin e 3-të në grup me 1 pikë, po aq sa edhe Kroacia e vendit të fundit.
“Në Parlament këta përfaqësuesit e kanë bërë Shqipërinë të lëngojë, ndërkohë që mendja e gjithë shqiptarëve sot është te Shqipëria që shkëlqen, te Kombëtarja”, shprehet Salianji.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb