Vendimi i Ramës për shkrirjen e ‘Kulturës’/ ‘Bashkim amorf!’, deputetja e PD: E pakonceptueshme, bilanci i Margaritit ishte i turpshëm, por…

9 months ago 21

Ina Zhupa, anëtare e komisionit të Kulturës në një komunikim të drejtpërdrejtë për rubrikën “Opinion” në News24, foli për vendimin e kryeministrit Edi Ramës për shkrirjen e disa ministrive dhe krijimin e një të reje, ku përfshihet ekonomia dhe kultura.

Deputetja e PD-së u shpreh se vendimi është i pakonceptueshëm dhe se bashkimi është amorf, do të thotë pa formë. Ndër të tjera ajo sulmoi Elva Margaritin, ku tha se bilanci i saj në drejtimin e Ministrisë së Kulturës ishte i turpshëm, por e turpshme është edhe bashkimi i ministrive.

“Kur ma nisën vendimin e kryeministrit Edi Rama mendova se ishte një ‘meme’ nga këto që prodhohen në rrjetet sociale. Më pas e verifikova në rrjetin e tij social ‘X’. Është e pakonceptueshme se si një vend merr vendimin për të shkrirë Ministrinë e Kulturës. Vërtetë bilanci i Margaritit ishte i turpshëm, por është e turpshme dhe shkrija e bashkimi i ministrive.

I vetmi shpjegim që unë gjej ka të bëj me faktin që unë kam denoncuar çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit. Trashëgimitë kulturore po trajtohen si mall tregtar. Çdo gjë shitet dhe blihet, e jo të trajtohet në aspektin kulturor dhe shpirtëror. Ky bashkim është vetëm krijimi i një super ministrie për Blendi Goxhen për të ndarë llogmat e pushtetit. Unë vetëm kështu e kuptoj. Ky bashkim është amorf pa formë!

Kultura dhe ekonomia janë dy fusha që nuk lidhen me njëra-tjetrën, por kultura në vetvete duhet të ketë tjetër qasje.

Kultura do kalojë një sektor e dorës së dytë, në varësi të ekonomisë, fakti që në Kuvend është duke u diskutuar ligji për zonat e mbrojtura (Pishporo, Parku i Butrintit) vjen ky ndryshim.”, u shpreh Zhupa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article