Vetëm gjashtë muaj qëndrim në Londër, Chelsea do të shes Sanchez dhe do të investojë në një portier për të ardhmen

11 months ago 19

Te Chelsea nuk po bëhen rehat me portier, pasi Robert Sanchez përkundër se iu bashkua me shumë bujë nuk ka bindur në Stamford Bridges.

Portieri spanjoll iu bashkua londinezëve nga Brighton, megjithatë e ardhmja e tij duket larg Chelseat pasi me paraqitjet e tij nuk është i kënaqur trajneri Mauricio Pochettino.

Football Insider ka raportuar se Chelsea është e gatshme ta shes spanjollin në afatin kalimtar të janarit nëse vije ndonjë ofertë mbi 25 milionë euro.

Dëshira kryesore e Chelseat për portën është Diogo Costa që po shkëlqen me fanellën e Portos dhe Portugalisë.

24-vjeçari ka rritje të vazhdueshme dhe Chelsea është e gatshme të shpenzoj 50 milionë euro për transferimin e tij në janar nga Porto.

Reprezentuesi portugez është i gatshëm ta bëj një hap para në karrierë, teksa këtë edicion nga 16 ndeshje të zhvilluar në katër prej tyre ka mbajtur portën e paprekur.

Interesim për portierin Diogo Costa ka shprehur edhe gjiganti tjetër anglez Manchester United. /Telegrafi/

Read Entire Article