VIDEO/ 28 Nëntori, flamuri shqiptar vendoset në godinën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc

10 months ago 6

Për nder të 111-të vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc është vendosur flamuri shqiptar.

Flamuri është vendosur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka postuar edhe një video ku shihet duke vendosur flamurin shqiptar në hapësirat e institucionit që udhëheqë.

Edhe të hënën Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës, po për nder të ditës së pavarësisë së Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article