Dy persona të prezantuar si shtetas të huaj kanë vjedhur një shumë të konsiderueshne eurosh në një pikë shërbimesh në Shkodër, e cila ndër të tjera ofron edhe këmbim parash, raporton për Balkanweb, gazetari Senad Nikshiq.
Dy shtetasit të prezantuar si ukrainas, kanë kërkuar këmbimin e një shume të konsiderueshme.
Pasi kanë kërkuar shumë e parave në euro, personi në këtë pikë shërbimesh i ka bërë gati eurot të ndara në dy zarfe duke qëndruar në pritje që dy të huajt ti sillnin lekët.
Përpara se të largoheshin dy shtetasit e prezantuar si ukrainas mësohet se kanë ndërruar zarfet duke marrë ato me euro dhe duke lënë dy zarfe të mbushura, por pa euro brenda.
Në policinë e Shkodrës është bërë denoncimi, ndërsa janë kqyrur edhe kamerat e sigurisë në rrugët e qytetit për të bërë të mundur gjetjen dhe identifikimin e dy të huajve që vodhën eurot.
Ndërkohë kjo pikë shërbimesh kërkon ndihmën e kujtdo që në rast se i shohin diku të lajmërojnë menjëherë policinë.
Në pamje duken qartazi fytyrat e dy hajdutëve që vodhën sasinë e konsiderueshme të eurove. Policia po heton për gjetjen sa më parë të tyre.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb